-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lojërat Mesdhetare 2030, Kurti: Numri i objekteve sportive të përfshira në koncept është 24

Ka filluar të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku janë duke u shqyrtuar disa pika.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij hyrëse, ka folur rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030.

Sipas tij, numri total i objekteve sportive që përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24.

“10 objekte sportive do të rinovohen duke përfshirë edhe Pallatin Rinisë dhe Sporteve”, ka thënë Kurti

“4 ndërtime të reja që përfshijë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, tenisit dhe poligonin”, ka shtuar ai.

“5 investime infrastrukturore të përkohshme dhe 5 të tjera që janë në ndërtim e sipër”, ka thënë ai tutje.

Kurti ka thënë se pas mbledhjes së Qeverisë, do të mbahet një konferencë për media, me ç’rast zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, do të shpalosë detajet tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img