-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Lojë fjalësh” mes Kurtit dhe Ademit: Nuk jam veshur si sportist…Je njeri i aksionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në shoqëri të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kanë qëndruar sot për vizitë në kampin e Kombëtares së Kosovës.

Me të arritur në hotel, Kurti u prit nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. I pari i ekzekutivit menjëherë kërkoi ndjesë që nuk ishte veshur në mënyrë sportive, gjë për të cilën mori mirëkuptimin e të parit të FFK-së.

Madje, ky ia ktheu duke e lavdëruar Kurtin para futbollistëve duke u thënë atyre se kryeministri është njeri i aksionit dhe ka ardhur për t’iu motivuar që të jeni në aksion në ndeshjen ndaj Zvicrës.

“Kryeministri është motivues i madh dhe është njeri i aksionit, prandaj e kemi parë të arsyeshme që ai si kreu i qeverisë të vjen sot për vizitë dhe të japë mesazhin e tij frymëzues për të ecur përpara së bashku”, ka thënë presidenti Ademi.

Ndërkaq, ministri Hajrulla Çeku premtoi se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah futbollit dhe ekipit kombëtar. “Ju jeni të vetëdijshëm për rëndësisnë e këtyre dy ndeshjeve dhe ne jemi këtu për t’iu ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme si shtet e si institucione, jo vetëm zyrtarisht por edhe moralisht e me zemër. E keni një shtet dhe shoqëri të tërë mbrapa. Edhe jemi krejt me juve. Dijeni se po e përfaqësoni më shumë se një ekip dhe një sport. Këtu e kemi një gjasë të madhe për të ecë përpara dhe duhet ta shfrytëzojmë. Faleminderit të gjithëve për kontributin që e jepni për shtetin”, ka thënë Çeku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img