“Me të vërtet ne e kemi çmimin e ulët të energjisë dhe nuk ka pasur asnjë investim dhe kosto. Tani jemi në një situatë ku termocentralet “Kosova e re” dhe “Kosova B”, nuk kanë stabilitet, sidomos “Kosova A”, e cila nga momenti në moment nuk mund të prodhojë energji., dhe si rezultat mund të rrezikohet siguria racionale e energjisë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.
Sipas tij nëse që nga pas lufta Kosova ka paguar 650 milionë euro për energji elektrike. “Kemi gjeneruar aktivitet për shtetet e tjera dhe punësim për shtetet e tjera. Siguria nacionale për ekonomi është energjia elektrike”, tha ai. Lluka tha se edhe Gjermania prodhon energji nga thëngjilli.
“Tani jemi në fazën e përmbylljes financiare për Termocentralin “Kosova e re”. Ka interesim për investime, si nga ShBA, Japoni dhe Poloni. Përmbylljes financiare do të kryhet shumë shpejt, besoj në mars ose qershor”, deklaroi ai.
Ai ka folur edhe për fondin për efiçiencë të energjisë. Sipas tij shumica e spitaleve janë me energji efiçiente apo janë në rregullim e sipër. AI bëri me dije se Kosova nuk qëndron keq sa i përket energjisë efiçiente dhe rrugës së saj për energji alternative.