Site icon PrishtinaPress

Lloris pensionohet nga Kombëtarja

Portieri i Francës, Hugo lloris ka lajmëruar se është pensionuar nga Kombëtarja pas Botërorit të 2022 

Lloris ka konfirmuar që ai është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar pas më shumë se 14 vite paraqitje për Kombëtarën e Francës. Portieri fitoi Botërorin e vitit 2018 me Les Bleus dhe Ligën e Kombeve në sezonin 2020/21. Ai po ashtu ishte kapiten i skuadrës në finalen e Francës në Katari 2022, ku francezët e humbën me penallti nga Argjentina.

Lloris largohet nga Franca si lojtari më me së shumti paraaqitje për Francës, pasi ka luajtur 145 ndeshje në karrierën e tij për “gjelat”. Kapiteni e dha lajmin gjatë një interviste ku ai tregoi së portieri i AC Milan, Mike Maignan do ta zëvendësojë atë në Kombëtare. 

“Vjen një moment kur ju duhet të dini si t’ia kaloni dikujt tjetër detyrën”, tha ai në këtë intervistë për L’Equipe. “Nuk dëshiroj ta bëjë time, gjithmonë kam thënë dhe e përsëris që Franca është një skuadër që nuk i takon askujt dhe ne të gjithë duhet të sigurojmë që ajo të jetë e të gjithëve, unë jam i pari i tillë. Mendoj se edhe pas meje, skuadra është e gatshme të vazhdojë dhe ka një portier i cili është gati dhe ai është Maignan”.

36 vjeçari po ashtu pranoi se mori në konsideratë mendimet e familjes për vendimin e tij që të pensionohet nga Kombëtarja.

“Preferoj të largohem kur jam tani në kulm sesa të pres që të me zvogëlohet shpejtësia dhe nuk jam garues më”, shtoi ai. “Kjo po ashtu ishte një zgjidhje e familjes, ndjej që kam nevojë që të kaloj më shumë kohë me gruan dhe fëmijët e mijë”. 

Trajneri Didier Deschamps tani duhet të vendos kush do ta pasojë Llorisin si portier numër 1 në portë. Les Bleus kthehen në aksion më 24 mars kundër Holandës, ndeshje kjo kualifikuese për Euro 2024.

Exit mobile version