1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë

Twitter ka bërër shenjën e lakmuar të verifikimit me pagesë pasi kaloi në pronësi të Elon Musk. 

Të njëjtën gjë po e bën edhe kompania Meta, e cila ka nën menagjim Facebook dhe Instagram.

Kështu së paku ka bërë të ditur pronari i saj, Mark Zuckerberg, i cili ka dhënë detaje sesa kushton verifikimi i llogarisë.

“Këtë javë ne po fillojmë të promovojmë Meta Verified – një shërbim abonimi që ju lejon të verifikoni llogarinë tuaj me një ID, të merrni një shenjë të kaltër”, shkroi ai në llogarinë personale në Facebook.

“Ky funksion i ri ka të bëjë me rritjen e autenticitetit dhe sigurisë në të gjitha shërbimet tona. Meta Verified fillon me 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në iOS”, pohoi 38-vjeçari.

Kompania ka deklaruar se shërbimi në fillim do nis në Australi dhe Zelandë të Re ndërsa së shpejti edhe në vende të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img