Site icon PrishtinaPress

Llapjani rrah dhe dëbon nga shtëpia dy vajzat e mitura, ato kërkojnë ndihmën e Policisë

Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Podujevë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij, 15 dhe 11-vjeçare dhe të njëjtat i ka dëbuar nga shtëpia.

Të miturat janë gjetur në rrugë nga Policia dhe më pas ato janë shoqëruar në stacion policor për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me rastin.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në Polici ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijëve’.

Exit mobile version