Një qytetar nga Podujeva ka raportuar në Polici se i kanë vjedhur 31 koshere me bletë.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në to ka pasur 300 kilogramë mjaltë.
Rasti po hetohet nga policia.
“VJEDHJE/Fsh. Tërrnavicë , Podujevë 23-30.07.2023 . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se i janë vjedhur 31 koshere me bletë në të cilat kishte pasur 300 kilogram mjaltë . Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.