Home Baner Llapjani i merr fëmijët pa lejen e bashkëshortes dhe largohet nga Kosova

Llapjani i merr fëmijët pa lejen e bashkëshortes dhe largohet nga Kosova

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Podujeva ka marrë fëmijët pa lejen e bashkëshortes, dhe të njëjtit i ka larguar jashtë territorit të Kosovës.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.

“MARRJE APO MBAJTE E KUNDËRLIGJESHME E FËMIJEVE/Podujevë 25.02.2023-08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i sajë) pa lejen e sajë ja kishte marr të dy fëmijët e tyre dhe me veturën e tij kishte dal jashtë shtetit (RKS)”, thuhet në raportin e PK-së.

Exit mobile version