17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Llapi turpërohet nga Brondby, humb 6-0 dhe vazhdon pa asnjë fitore në Evropë tash e tri vjet

Llapi ka shënuar humbje të thellë ndaj Brondbyt me rezultat 6-0 në rrethin e dytë të kualifikimeve në Conference League.

Golin e parë ekipi danez e shënoi në minutën e 16-të me anë të Suzukit, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Omoijuanfo dyfishoi rezultatin.

Danezët shënuan sërish pas katër minutash kundër llapjanëve të Tahir Batatinës, kurse në minutën e 40-të, Nartey shënoi për 4-0.

Brondby shënoi edhe dy herë krejt në fund të pjesës së dytë, për t’ia shuar çdo shpresë Llapit për kthim të rezultatit në Podujevë, njofton Klankosova.tv.

Ishte Kvistgaarden që shënoi në minutën e 88-të për 5-0, kurse Schwartau shënoi për rezultatin përfundimtar prej 6-0.

Llapi akoma nuk e ka asnjë fitore në garat evropiane, pavarësisht se merr pjesë për të tretën herë në këto gara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img