Site icon PrishtinaPress

Llapi triumfon ndaj Dukagjinit dhe i afrohet kreut, Malisheva mposht thellë Fushë Kosovën

Llapi ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sot në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Klubi nga Podujeva ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë gabimin e Ballkanit, duke iu afruar tashmë kreut në vetëm 4 pikë, shkruan Sinjali Sporti.

Llapi triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Dukagjinit, falë një dopiete nga Muhamed Hyseni. Victor Hugo shënoi golin e vetëm të mysafirëve.

Kujtojmë që Llapi ishte me një futbollist që nga minuta e 7-të, kur lojtari i Dukagjinit, Besir Iseni preku topin me dorë, çka bëri që përpos kartonit të kuq të akordohej edhe penallti për skuadrën kundërshtare.

Kjo fitore e afron Llapin në 4 pikë me Ballkanin lider, kurse Dukagjini për momentin renditet i gjashti.

Ndërkohë Malisheva shënoi një fitore bindëse ndaj Fushë Kosovës me rezultat 4-1.

Fushë Kosova tashmë shkon në 7 ndeshje pa fitore, ndërkohë Malisheva e kalon Prishtinën në renditje, duke u rikthyer në vendin e katërt.

Xhiron që vjen, Malisheva i shkon Prishtinës, kurse Fushë Kosova e pret Llapin në shtëpi.

Exit mobile version