Site icon PrishtinaPress

Llapi shkatërron Dukagjinin në pjesën e dytë, merr tri pikët e para

Llapi ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë ishte e barabartë me të dy skuadrat që kishin momentet e tyre.

Edhe pse tentuan, nuk kishte gola, duke ia lënë këtë pjesës së dytë.

Llapi bëri disa ndryshime që dolën të jenë të qëlluara, ndërsa avantazhin e mori në minutën e 68-të.

Një harkim nga gjysma e fushës e gjeti ilir Blakçorin i cilin shënoi me kokë për 1-0.

Pas saktësisht dhjetë minutash ishte momenti i sulmuesit të ri Muhamet Hyseni që shënoi nga afër për 2-0 pas një tollovie në zonë.

Mbrojta e Dukagjinit ta tërësisht, ku Llapi vetëm krijonte raste dhe nga një i tillë shënoi për 3-0, kur Trimror Selimi shënoi i vetëm me portierin.

Të dy skuadrat kishin raste pas këtij goli, por rrjetat heshtën deri në fund.

Llapi merr tri pikët e para, ndërsa Dukagjini mbetet pa pikë edhe pas dy ndeshjesh.

Exit mobile version