Llapi ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, mposhti në udhëtim Gjilanin me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Valmir Veliu në minutën e 83-të dhe Muhamed Hyseini në 90+3 ishin golashenues për Llapin.
Me këtë fitore Llapi ngritet në vendin e dytë në tabelë, me 28 pikë, ndërsa Gjilani ka 14 pikë dhe renditet në vendin e shtatë./IndeksOnline/