Site icon PrishtinaPress

Llapi ndan rrugët me sulmuesin e krahut, Jose Cobian

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me sulmuesin e krahut, Jose Cobian.

Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Podujeva me anë të një komunikate të lëshuar për media.

“25-vjeçari u bashkua me klubin në verën e vitit të kaluar dhe nuk arriti të përshtatej sa duhet me ambientin, për çka edhe kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

“KF Llapi falenderon për kontributin e dhënë si dhe i dëshiron shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës”.

Cobian u paraqit në 25 ndeshje me ekipin, 10 zëvendësuar, 15 zëvendësues dhe bëri 6 asistime.

Exit mobile version