Site icon PrishtinaPress

Llapi fiton me përmbysje ndaj Trepçës ’89

Llapi ka arritur të mposht Trepçën ’89 në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës me rezultat 2-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, që shënuan me anë Muharrem Jasharit qysh në minutën e 8-të.

Kys ishte edhe rasti më serioz i 45 minutave të parë, derisa në të dytën skuadra nga Podujeva kishte fytyrë tjetër.

Ishte minuta e 49-të, kur Ardit Peposhi i barazoi shifrat në 1-1, pas një harkimi nga Arbnor Ramadani.

Kaluan vetëm 11 minuta lojë dhe Llapi e përmbysi rezultatin me golin e realizuar nga Valmir Veliu, që shënoi me qetësi për 2-1.

Pas javës së 30-të, Llapi është në vendin e pestë me 39 pikë, derisa Trepça ’89 ka pesë më pak në të shtatin.

Exit mobile version