Llapi e ka rikthyer epërsinë ndaj Ballkanit, ndaj të cilit po avancon me rezultat 3:2, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Neto i kaloi në epërsi vendësit pak minuta pasi Maliqi e kishte barazuar rezultatin.
Një gol tjetër për ekipin llapjan e kishte shënuar në fillim të lojës nga penalltia, Festim Alidema.
Kurse, dy gola për therandasit i shënuan Albion Rrahmani nga penalltia dhe Meriton Korenica.
Llapi deri tash i kishte tri humbje radhazi, kurse Ballkani tri barazime radhazi.