Site icon PrishtinaPress

Llapi duhet t’i paguajë mijëra euro Alban Shillovës

Alban Shillova ka fituar garën me Llapin për borxhin që kishte klubi llapjan ndaj tij.

Ka qenë komisioni për ankesa i shkallës së dytë pranë FFK-së që i ka dhënë të drejtë sulmuesit.

Kësisoj Llapi duhet t’i paguajë bonusin për fitimin e Kupës së Kosovës dhe daljen në Evropë në vlerë prej pesë mijë euro për Alban Shillovën.

Arsyetimi:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.

Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës  për mospërmbushjen e obligimeve (kontrata pagesa  nga KF “Llapi“ për futbollistin Alban Shillova), ka konstatuar se vendimi i Komisionit për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve  është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së .

Më këtë rast Komisioni për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e lojtarëve ka vërtetuar se KF “ Llapi“ nuk ka përmbushur obligimin financiar në bazë të kontratës për lojtarin Alban Shillova : Bonusi për fitimin e Kupës së Kosovës dhe dalja në Europë në vlerë prej 5000 euro. Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë  vërteton vendimin e shkallës së parë të Komisionit për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e Lojtarëve, Nr. Ref. 517/ 2, datë: 23.03.2022 , ku konstatoj që lojtarit Alban Shillova duhet të përmbushet kontrata në tërësi , neni 3 i kontratës pika ku thuhet që : Bonusi për fitimin e Kupës së Kosovës dhe dalja në Europë në vlerë prej 5000 Euro.

 

Exit mobile version