Site icon PrishtinaPress

Llapi bën një goditje të madhe në transfere

Besar Musolli është rikthyer në ekipin e vendlindjes.

Llapi, edhe zyrtarisht, ka transferuar Musollin, duke nënshkruar së bashku me të një kontratë një vjeçare.

“Eksperienca e Musollit dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej një sportisti do i ndihmojnë ekipit tonë fuqishëm në arritjen e objektivave” thuhet mes të tjerash në njoftimin e Llapit.

Ky është njoftimi i plotë për zyrtarizimin e Musollit:

Mesfushori llapjan me shumë eksperiencë në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Besar Musolli rikthehet në vendlindje dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin tonë.

Pas tri viteve tek skuadra e Gjilanit, Musolli do vijoj t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër të klubit tonë në edicionin e ri.

Ish-kapiteni i Kukësit është prezantuar në ambientet e klubit tonë në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella.

Eksperienca e Musollit dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej një sportisti do i ndihmojnë ekipit tonë fuqishëm në arritjen e objektivave.

Mirësevjen dhe paq suksese me ngjyrat bardhekaltër, BESAR MUSOLLI

Exit mobile version