Site icon PrishtinaPress

Llapi bëhet lider i Superligës

Skuadra e Llapit është në krye të renditjes së Superligës së Kosovës në futboll.

Pas fitores me rezultat 3:0 ndaj Lirisë së Prizrenit, ekipi i Tahir Batatinës ia ka ‘rrëmbyer’ përkohësisht vendin e parë Ballkanit.

Golat për ekipin nga Podujeva i realizuan Leotrim Bekteshi, Adem Maliqi dhe Muhamet Hyseni.

Llapi pas 27-të javëve i ka 54-të, një më shumë se skuadra nga Suhareka.

Kampioni aktual Ballkani, ka barazuar pa gola të shtunën kundër Prishtinës.

Exit mobile version