Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet pasditen e sotme me ndeshjet e javës së 35-të, të parafundit të këtij sezoni.
Ndeshja kryesore do të luhet në ‘Zahir Pajaziti’, aty ku ndeshen Llapi e Ballkani dy skuadra këto rivale në luftë për titullin e kampionit.
Në këtë ndeshje edhe mund të vendoset kampioni i ri pasi në rast fitoreje ose barazimi, Ballkani do të jetë kampion i këtij edicioni, derisa Llapi lufton veç për fitore në mënyrë që kampionati të vendoset në xhiron e fundit.
Aktualisht skuadra e Ilir Dajës kryeson tabelën me 72 pikë, katër më shumë së skuadra e Tahir Batatinës.
Gjyqtari i kësaj ndeshjeje do të jetë Genc Nuza.
Ndërkohë, duele tjera që pritet të luhen janë përballjet Gjilani-Drita dhe Feronikeli 74’-Dukagjini.