Site icon PrishtinaPress

Lladrovcit i hakohet profili në Facebook

Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci i është hakuar faqja e tij personale në Facebook.

Lladrovci përmes Instagram ka njoftuar se profili i është dëmtuar dhe se çdo postim nga ai profil është jashtë kompetencës dhe vullnetit të tij.

Postimi i plotë:

“Njoftoj opinionin se sot, më është dëmtuar faqja dhe profili im në facebook.

I kam njoftuar Krimet kibernetike dhe shpresojmë se shpejti profili do të rikthehet në funksion.

Çdo postim nga ai profil, gjatë kësaj kohe, është jashtë kompetencës dhe vullnetit tim!

Me nderime, Ramiz Lladrovci”, ka shkruar Kryetari Lladrovci./Prishtinapress/

Exit mobile version