Site icon PrishtinaPress

Lladrovci takon Krasniqin, Selimin, Gucatin e Haradinajn në Hagë: Kam besim se drejtësia do të triumfojë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në ditën e dytë të vizitës, ka takuar në Hagë, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin, me ç’rast ka deklaruar se ata “janë atdhetarë të dëshmuar që na mungojnë, morali i tyre është shembull si duhet atdheu”.

“Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhepin, Nasimin, Hysniun dhe të tjerët, i pret Kosova fitimtarë, do të jenë fitimtar sikur në të gjitha betejat deri sot. Historia na dha të drejtë për çlirim, për këtë na ndihmoi edhe NATO edhe bota demokratike”, ka shkruar në Instagram Lladrovci.

Postimi i tij i plotë:

Pas vizitës në ditën e parë te Hashimi e Kadriu, në ditën e dytë i vizitova Jakupin, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun. Për besë nuk ishte për mua e lehtë vizita, sepse, këta burra të dheut i duhen familjeve të veta, i duhen Kosovës.

Këta heronj të gjallë, nuk e kanë merituar largimin as nga shteti për të cilin aq shumë kontribuan.

Çlirimtarët që sot gjenden në Hagë, çdo pjesë të jetës e kanë të lidhur me Kosovën dhe fatin e popullit të Kosovës, andaj, ata e kanë vendin në Kosovë, pranë më të dashurve të tyre.

Kam besim të plotë se drejtësia do të triumfojë.

Kosova është e mangët pa ta. Kosova nuk guxon të mbetet pa historinë që u krijua me plagë e gjak e djersë deri në vetëmohim. Historia janë ata, të cilët iu gjenden popullit të vet në momentet më të rënda, duke krijuar aleancë historike me NATO-n, krijuan dhe fuqizuan shtetin.

Jakupi, Rexhepi, Nasimi dhe Hysniu, janë atdhetarë të dëshmuar që na mungojnë, morali i tyre është shembull si duhet atdheu.

Çlirimtari e ka për qëllim çlirimin dhe çdo minutë pas arritjes së qëllimit, është dhuratë madhështore për secilin çlirimtar.

Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhepin, Nasimin, Hysniun dhe të tjerët, i pret Kosova fitimtarë, do të jenë fitimtar sikur në të gjitha betejat deri sot. Historia na dha të drejtë për çlirim, për këtë na ndihmoi edhe NATO edhe bota demokratike.

 

Exit mobile version