4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci takohet me policët e Drenasit: Ata janë krenaria jonë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar këtë të shtune, Stacionin e Policisë në këtë vend.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Drenasit, thotë se policia është krenaria e vendit, ” e ndërtuar me parimet e shtetit demokratik, e afërt dhe në shërbim të qytetarëve, e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë publike”.

“Ishte kënaqësi që me imamin, Prof. Dr. Tahir Kukaj, ta vizitojmë Stacionin e Policisë në Drenas, ku u njohëm me punën, angazhimin dhe përkushtimin e policëve për ruajtjen e sigurisë publike në komunën me shkallën e kriminalitetit ndër më të ulëtat në Kosovë. Policia e Kosovës është krenaria jonë, e ndërtuar me parimet e shtetit demokratik, e afërt dhe në shërbim të qytetarëve, e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë publike. Faleminderit për mikpritjen Komandant Morina me bashkëpunëtorë. Ju uroj sukses!”, shkroi Lladrvoci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img