11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci: Stagnimit të Kosovës duhet t’i vijë fundi, Qeveria të japë dorëheqje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po kërkon dorëheqjen e Qeverisë për shkak të “interesit të Kosovës”. Sipas tij, Kosova ka stagnuar dhe kësaj “duhet t’i vijë fundi”.

Ai konsideron se dorëheqja e Qeverisë Kurti do të ishte shenjë pjekurie.

“Deri sa nuk u arritën asnjë nga qëllimet e programit të partisë në pushtet, dorëheqja është shenjë pjekurie. Dorëheqja e Kryeministrit nuk do të thotë shkuarje e menjëhershme në zgjedhje”, thekson Lladrovci.

“Dorëheqja si akt moral për rrethanat e krijuara, nuk e ligë Kryeministrin. Me këtë akt nuk mbaron bota. Prandaj, dorëheqja do të ishte akt edhe guximi, edhe vizioni të pambaruar në ofertën për qytetarët në zgjedhjet e parakohshme”, shprehet ai.

“Kosova meriton më mirë, më shumë, më shpejtë dhe dorëheqja e Kryeministrit do të ishte rast e mundësi për qytetarët, të zgjedhin tejkalimin e stagnimit ekonomik, ndalimin e degradimit të raporteve me aleatët dhe perspektivën euro-atlantike”, shton ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img