Kandidati për kryetar të Komunës të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka shpallur fitoren e tij në këtë komunë.
Ai ka falënderuar të gjitha strukturat e PDK-së mirëpo edhe të gjithë qytetarët për një proces zgjedhor në Drenas.
Ndërkohë, ai ka folur edhe për thënien më të famshme të këtyre ditëve. “Ja se si forca e bën fuqinë. Kjo është thënia me të cilën u tallët të gjithë mirëpo shikojeni tash”, ka thënë Lladrovci. /Zeri/