Site icon PrishtinaPress

Lladrovci: Shkarko Rakiqin, çka po pret Albin!?

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklarimeve të Ministrit Sveçla dhe Rakiq, duke ia rekomanduar kryeministrit Kurti të shkarkojë Ministrin e tij.

“Çka po pret Albin, së paku përgjigju ndaj kërcënimit të Rakiqit. Vepro, ndryshe, fjalët dhe veprat Tuaja po shkojnë me shpejtësi të frikshme në binarë të kundërt pa gjasa të përpiqen diku”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Pasi Ministri kompetent e profesional e vlerësoi “Listën Serbe” si “parti të devalvuar” dhe parti që “bashkëpunon me grupet kriminale”, çka po pret Albin, shkarko Rakiqin dhe të emëruarit e tij në Qeveri dhe trupat tjera ekzekutive.

“Bashkëjetesa” politike me ata që bashkëpunojnë me “grupe kriminale”, është bashkëqeverisje e çoroditur. Ka dy rrugë, ose nuk janë të sakta konstatimet se ata “bashkëpunojnë me grupe kriminale” dhe janë deklarata kuturu, ose ju bashkëqeverisni me bashkëpunëtorët e krimit me vetëdije dhe kështu Ju bëni krim.

Çka po pret Albin, së paku përgjigju ndaj kërcënimit të Rakiqit. Vepro, ndryshe, fjalët dhe veprat Tuaja po shkojnë me shpejtësi të frikshme në binarë të kundërt pa gjasa të përpiqen diku!

Exit mobile version