Site icon PrishtinaPress

Lladrovci prezenton projektin 7.4 milionësh në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci së bashku me shefin e projekteve, z. Afrim Prokshi, ka pritur në takim drejtorin për menaxhim të projekteve në KOSTT, z. Ilir Shala dhe menaxherin e projekteve z. Alban Imeri, nga të cilet është njoftuar për investimin i cili do të behët në Drenas, në qendrën ekzistuese transformatorike.
Në kuadër të këtij projekti, i cili financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) në vlerën prej 7.4 milion euro do të jetë linja e transmisionit në gjatësi rreth 4 kilometra dhe qendra transformatorike e tipit GIS (tipi më i ri i qendrave transformatorike), me dy transformatorët të fuqisë 220/110kv. Ky projekt do të fillojë gjatë këtij viti, konkretisht në muajin korrik dhe finalizmi i projektit do të behët brenda 24 muajve.

Kompenzimi i pronave do të behët nga Ministria e Financave, kurse dokumentet e nevojshme do të merren në Komunë, ndërsa për këtë projekt do të zhvillohet edhe debat publik me qytetarët, përkatësisht me pronaret e tokave nga do të kalojë linja e transmisionit.

Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e KOSTT-it, për prezentimin e këtij propjekti dhe ka përkrahur pa rezervë implementimin e tij, që do të jetë në interes të zhvillimit ekonomik të Komunës së Drenasit. Kujtojmë që KSOTT, vitin e kaluar ka ndihmuar ndërtimin e rrethojave të shkollës së paralelës së ndarë “Abedin bujupi” në Gjergjicë në vlerën prej 5 mijë euro.

Exit mobile version