Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci priti sot në takim, veprimtarin e shquar i cili jeton e punon në Dallas të Amerikës, Ismet Smajlin, me të birin e tij, pilot e oficer i Forcave Ajrore Amerikane.
Diaspora jonë, sot më shumë se kurrë, është në nivele të jashtëzakonshme, ku gjenerata e dytë dhe e tretë, po arrijnë suksese të shkëlqyera si Edmondi, tashmë pilot dhe oficer amerikan, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të pres në takim, mikun tim, atdhetarin dhe veprimtarin e shquar në Teksas të Amerikës, Ismet Smajlin, me birin e tij, pilotin e oficerin e Forcave Ajrore Amerikane (USAF), Edmondin dhe bashkëshorten Miniren, si dhe Lulin me bashkëshorten Vjollcën, miq familjar në Dallas.
Pasi diskutuam për të kaluarën, lidhur me çlirimin e Kosovës, përkrahjen nga Amerika dhe diaspora jonë atje, diskutuam edhe për investimet dhe kapacitetin e diasporës për Kosovën dhe perspektivën e të rinjve tanë në vend dhe në botë.
Diaspora jonë, sot më shumë se kurrë, është në nivele të jashtëzakonshme, ku gjenerata e dytë dhe e tretë, po arrijnë suksese të shkëlqyera si Edmondi, tashmë pilot dhe oficer amerikan.
Ishte rast që Ismetit dhe mysafirëve t’ua bëj dhuratë librin e Bedri Islamit, kushtuar Fehës e Xhevës, dhe nga një punim artistik, medaljon dhe brosh, punëdore të Qendrës së të Drejtave të Grave në Drenas.
Kënaqësi të veçantë mua dhe Shemës na solli pritja e mysafirëve edhe në shtëpi.
Faleminderit Ismet, puna juaj për Kosovën dhe kombin, është e paharrueshme. Edmondit i mbetet lartësimi i mëtejmë i emrit të shqiptarëve!