Site icon PrishtinaPress

Lladrovci pret futbollistin nga Drenasi, ish kapitenin e kombëtares Herolind Shala

Në komunë, kryetari Ramiz Lladrovci, priti në takim futbollistin nga Drenasi, ish kapitenin e kombëtares së Kosovës, Herolind Shalën.

“Drenasi jeton me futbollin dhe ne presim për të arritur suksese në këtë sezon. Kjo e gëzon shumë Herolindin, futbollistin nga komuna e Drenasit, i cili gëzohet fort me të arriturat e vendlindjes”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në komunë, me kënaqësi prita Herolind Shalën, futbollistin nga Drenasi, pastaj bashkë kemi vizituar stadiumin dhe ambientet e klubit të zemrës, krenarinë e komunës tonë, FC “Feronikeli”.

Me Herolindin diskutuam për futbollin, sfidën e sezonit të kaluar që kurrë më nuk guxojmë ta lejojmë të përsëritet si dhe përkushtimin e futbollistëve të rinj që kontribuan për të qenë ku e kemi vendin, në Superligën e Kosovës.

Sezonin e këtij viti e presim me optimizëm të madh, sepse, e dimë çka duam dhe futbollistët tanë janë gati të japin maksimumin në fushë. Herolindi është njohës i mirë i futbollit dhe ish kapiten i kombëtares tonë, i dëshmuar si futbollist edhe në skenën ndërkombëtare.

Drenasi jeton me futbollin dhe ne presim për të arritur suksese në këtë sezon. Kjo e gëzon shumë Herolindin, futbollistin nga komuna e Drenasit, i cili gëzohet fort me të arriturat e vendlindjes.

Exit mobile version