0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci premton se do të ndërtojë trafo të re në Likoshan

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar fshatin Likoshan.

Ai është takuar me banorët e këtij fshati, të cilët i kanë shprehur Lladrovcit brengat e tyre.

“Ky është fshati më emblematik, me kontributet e jashtëzakonshme në luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka thënë Lladrovci para banorëve të fshatit Likoshan dhe ka diskutuar me ta për problemet e tyre.

Banorët e këtij fshati, prioritet kishin problemet me energji elektrike e cila është e dobët, emërtimin e rrugëve që vlerësuan se nuk janë emëruar disa në pajtim me lagjet, problemet tjera infrastrukturore në rrugë e kanalizim dhe riparimin e shkollës.

Lladrovci ju tregoi banorëve të fshatit se shumë shpejt do të rregullohet trafoja e re në Drenas dhe problemi i energjisë elektrike në tri fshatrat, Likoshan, Gradicë e Godanc do të zgjidhet dhe se furnizimi i energjisë elektrike për këto tri vendbanime do të angazhohet se nuk do të behët më nga Skenderaj.

Ndërsa për emërtimin e rrugëve, ju ka treguar se ato do të behën në konsultim me ta, kurse për projektet infrastrukturore, ju ka siguruar se çështjet e ngritura do të zgjidhen në bashkëpunim me banorët dhe se problemet e tyre do të trajtohen me prioritet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img