Site icon PrishtinaPress

Lladrovci: Pavarësia e Amerikës ishte model i rrugës për bijat dhe bijtë më të mirë të kombit për luftën çlirimtare

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Amerikës, duke theksuar se “Edhe sot, Pavarësinë e Amerikës e ndjejmë si tonën, sepse ishte model i rrugës për bijat dhe bijtë më të mirë të kombit për luftën çlirimtare dhe për të shpallur pavarësinë e Kosovës”.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Urime Dita e Pavarësisë miq të mi amerikanë!

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës më 4 korrik 1776, mbeti shembull deri në ditët e sotme si forma më e lartë e organizimit të vullnetit të popullit për paqe, barazi dhe gjetjen e lumturisë për secilin individ.

Sigurisht, vlerat e përcaktuara në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, reflektuan edhe për rrugën tonë çlirimtare, me ç’rast u bë e mundur përkrahja për jetësimin e vlerave të njëjta me atë deklaratë.

Edhe sot, Pavarësinë e Amerikës e ndjejmë si tonën, sepse ishte model i rrugës për bijat dhe bijtë më të mirë të kombit për luftën çlirimtare dhe për të shpallur pavarësinë e Kosovës.

Gëzuar Dita e Pavarësisë Amerikë!
Gëzuar kjo ditë madhështore miq të Amerikës!

Exit mobile version