2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci paralajmëron degradim të shtetit pas ujdisë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për ujdinë e arritur mbrëmë në Ohër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Lladrovci thotë se, kryeministri Kurti ka shkuar edhe më keq se sa marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

“U dridh mali, për ne polli një mi e për serbët dy asociacione”, thotë Lladrovci, teksa komentoi nenin 7 të kësaj marrëveshjeje.

“Në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kurdo që i kemi pasur krah amerikanët, s’kemi pse brengosemi. Ata kanë qenë dhe janë aleati ynë në gjithë këtë rrugëtim. Është një dekadë e humbur, e karakterizuar me plotë propagandë e manipulim, dhe tashmë jo vetëm që jemi tek marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, por Kryeministri shkon edhe më keq. U dridh mali, për ne polli një mi e për serbët dy asociacione”, tha tutje Lladrovci.

Me pranimin e Asociacionit, Lladrovci thotë se Kosovën e pret një mal me sfida dhe shton se dihet cilën gjuhë e merr vesh hegjemonia serbe.

Sipas Lladrovcit, Serbia do të bëjë gjithçka që këtë marrëveshje ta kthej në favorin e saj.

Lladrovci e sheh si të domosdoshme ndryshimin e çasjes në raport me dialogun, përndryshe sipas tij do të ketë degredim të shtetit.

“Na presin një mal sfidash e të panjohurash, dihet cilën gjuhë e merr vesh hegjemonia serbe. Ajo, do të bëj çmos që gjithçka ta kthej në favorin e vet me lojën e fjalëve dhe presionin nga Moska, ne nëse nuk e ndryshojmë qasjen, do të mbesim dëshmitar të degradimit të shtetit tonë dhe të arriturave tona duke u pleksur në qeverisjen e brendshme të Kosovës”, tha Lladrovci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img