Pas dy shkrimeve të kryetares së Grupit Kuvendor të Vetëvendosjes në Kuvendin e Drenasit, Egzona Tërdevcit, në rrjetin social, kryetari i komunës ka paraqitur padi për “shpifje dhe fyerje”.
Këtë padi e bëri të ditur z. Lladrovci me ç’rast ka shkruar: “pas dy shkrimeve në rrjetin social me të pavërteta, më 16.11.2022, dhe më 3.1.2023, të znj. Egzona Tërdevci, shefe e Grupit të Kuvendarëve të Vetëvendosjes në Kuvendin e Drenasit, sot, kam ngritur një padi”.
“Shkrimet e znj. Tërdevci përmbajnë të pavërteta, prandaj, kam ngritur padi kundër shpifjes dhe fyerjes. Pres që Gjykata ta thotë fjalën e vet rreth këtyre shkrimeve me të pavërteta dhe shpifje. Dihet, shpifja është e dënueshme!”, ka shkruar Lladrovci./Prishtinapress/