0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci: Ne punojmë ndërsa shpifësit i padisim!

Pas një shkrimi të cilin e konsideron shpifës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur për shpifje Driton Ajazin, duke thënë se “kjo padi nuk është e para, por, si duket as do të jetë e fundit”.

“Ky opozitar që deri dje fshihej pas emrave të grave, sot nuk është në gjendje ta pranojë se komuna e Drenasit ka mirënjohje ndërkombëtare për qeverisje të shkëlqyer”, ka cekur Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, paraqita një padi, ndaj Driton Ajazit, për shpifjet që i bën në rrjetin social. Kjo padi nuk është e para, por, si duket as do të jetë e fundit. Shpifjeve të vazhdueshme, i përgjigjem me punë, përkushtim të pandalshëm për ta ndryshuar komunën e Drenasit. Këtë e shohin dhe prekin qytetarët e Drenasit, çdo ditë.

Ky opozitar që i është ndalur ora në fushatë zgjedhore, sikur nuk jeton në Drenas, as do të shoh punët, projektet apo investimet në të gjitha fushat. As do ta shoh arsimin si është, shëndetësinë, dhe fushat tjera, të vlerësuara nga organet kompetente jopolitike. Ky opozitar që deri dje fshihej pas emrave të grave, sot nuk është në gjendje ta pranojë se komuna e Drenasit ka mirënjohje ndërkombëtare për qeverisje të shkëlqyer.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img