Site icon PrishtinaPress

Lladrovci: Mos e teproni, nuk shajta por këto ishin fjalët e mia (Video)

Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në media për mënyrën se si ai ishte përgjigjur në një pyetje të një gazetari lidhur me demarkacionin.

Lladrovci ka thënë se ai nuk ka sharë, por është shprehur “ah ç`ja ke fut kot! Si pyetet në mes të Prishtinës një kryetar komune, se çka mendon për demarkacionin?, përcjellë Indeksonline.

Deri sa, Lladrovci ka kërkuar që të publikohet videoja e tërë dhe jo e shkëputur.

Më poshtë gjeni reagimin e tij dhe videon që është publikuar sot.

E konsideroj tendencioze dhe te qellimte lansimin e nje videoje, e cila atakon direkt personalitetin tim, punen dhe gjithe ate qe une perfaqesoj.

Ne nje pyetje te gazetarit, ne sheshin e Prishtines, se çka mendoj une per demarkacionin, jam pergjigjur, duke i thene: “Ah, ç’ja ke fute kot! Si pyetet, ne mes te Prishtines, nje kryetar komune, se çka mendon per demarkacionin?!”

Kjo kunderpyetje retorike, ka qene krejt pergjegjja ime, ne kete pyetje.

Nderkaq, gazetari, te cilin as tani s’e njoh dhe nuk e di se kush ishte, duket qe me qellim e ka montuar dhe keqinterpretuar pergjegjjen time, duke qene krejtesisht tendencioz.

Per ta sqaruar edhe me mire krejt kete, do te ishte mire qe gazetari ta publikoje te tere videon, dhe jo ashtu te montuar dhe me shkeputje.

Andaj, e lus gazetarin qe ta publikoje videon komplet, ku shihet qarte edhe gjestikulimi im, levizja e duarve dhe degjohet krejt ajo qe kam thene.

Konsideroj se keto montime, me qellim terheqjeje te klikueshmerise dhe te shikueshmerise, qe po behen perdite e me shume neper portale dhe media te caktuara, me qellime komerciale, po kuptohen qarte edhe nga opinioni dhe secili prej nesh.

Pra, mos montoni! Punoni! Por, punoni drejt dhe fer!

https://www.youtube.com/watch?v=WduW8Gm_pc0

Exit mobile version