4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci: Kur jemi të bashkuar, vendit i shtohet bukuria!

Pas Manifestimit në Marinë të Skenderajt, ku u krye ceremonia e rivarrimit të 157 heronjve, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar në një drekë presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, kryetarin Jashari, gjeneral Lushtakun, deputetin Haxhiu si dhe miq të tjerë. Lladrovci ka njoftuar se i ftuar ka qenë edhe kryemistri Haradinaj por pë shkak të agjendes nuk ishte pjesëmarrës.

“Drenica ka rrezatuar unitet, rrezatoi sot dhe do të rrezatojë përjetësisht unitet, sepse, vendit dhe kombit, me qindra vjet, i kemi ofruar më të shtrenjtën- jetën tonë, me dashurinë, vullnetin dhe gjithë besën tonë”, ka shkruar Lladrovci në facebook.

Postimi i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:

Sot, morëm pjesë në Manifestimin madhështor në Marinë, ku në Kompleksin memorial, vendosëm kurora me lule dhe shprehëm nderim me fjalime dhe homazhe për 157 heronjtë e Kosovës.

Drenica, ky bastion i lirisë, pas 20 vitesh, ia shtoi gjeografisë nacionale dhe historisë së kombit, këtë kompleks në Marinë, ku së bashku prehen të qetë, 157 heronj të Kosovës.

Drenica ka rrezatuar unitet, rrezatoi sot dhe do të rrezatojë përjetësisht unitet, sepse, vendit dhe kombit, me qindra vjet, i kemi ofruar më të shtrenjtën- jetën tonë, me dashurinë, vullnetin dhe gjithë besën tonë.

Për drekë, në Gllanasellë, ftova të gjithë miqtë e vjetër, Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj (për shkak të agjendës nuk mori pjesë), kryetarin Jashari, gjeneralin Lushtaku dhe miqtë tjerë të pranishëm në përurimin e Kompleksit memorial në Marinë.

Sot, ishte drekë e mbushur me emocione, kujtime dhe zotime se Drenica ashtu siç ishte dje bastion i lirisë dhe UÇK-së, sot është bastion i zbatimit të ligjit dhe të projekteve me interes të qytetarëve.

Dje, ne ishim gati për sakrificë madhore, sot jemi gati për projekte që ia shtojnë bukurinë atdheut tonë, sepse, ne e duam vendin tonë. Kemi dëshmuar se ne i realizojmë pritjet e qytetarëve.

Faleminderit President Thaçi, faleminderit Kryeparlamentar Veseli, faleminderit o dashur Bekim, faleminderit Gjeneral Nuredin, faleminderit miq. Ishte ditë e paharrueshme.

Më vjen keq për mungesën e arsyeshme të Kryeministrit Haradinaj dhe të gjithë atyre që i ftuam por paarsyeshëm nuk mundën të vijnë me neve.

Kur jemi të bashkuar, vendit i shtohet bukuria!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img