Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që të zgjatet afati për regjistrimin e popullsisë.
Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që afati të zgjatet edhe për dy javë.
“Nga rrjedha e deritashme e këtij procesi në komunën e Drenasit, me qëllim të përmbushjes së qëllimit të vet procesit, rëndësisë së tij, nga situata e deritashme e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në komunën e Drenasit, kërkoj të zgjatet procesi i regjistrimit edhe për dy javë.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Kërkoj të zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë
Në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin Kurti, më 5.4.2024, kam paralajmëruar vështirësitë që e kanë përcjellë përgatitjen e regjistrimit të popullsisë dhe fillimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për pushtetin lokal dhe qendror dhe kam kërkuar zgjatjen e afatit.
Para kësaj, po ashtu, më 2 nëntor, kam ngritur shqetësimin lidhur me vonesat rreth procesit të rekrutimit, paraqitjes së vështirësive me aplikantët për regjistrues, për kohën e trajnimit dhe informimit.
Nga rrjedha e deritashme e këtij procesi në komunën e Drenasit, me qëllim të përmbushjes së qëllimit të vet procesit, rëndësisë së tij, nga situata e deritashme e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në komunën e Drenasit, kërkoj të zgjatet procesi i regjistrimit edhe për dy javë.
Këtë kërkesë me shkrim ia kam bërë kryeministrit Kurti dhe drejtorit të ASK-së, Avni Kastratit.
Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit të regjistrohen, është obligim ligjor e moral, kështu e vlerësoni edhe vendbanimin – komunën Tuaj, edhe Kosovën!