4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci ia tregon vendin Rrahim Ademit, merr në mbrojtje Komandant Çekun

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar një foto së bashku me Agim Çekun në Facebook në një postim ku i reagoi ish-gjeneralit të ushtrisë kroate, Rrahim Ademi, i cili në një deklaratë të mëhershme tha se nuk pranoi të luftojë për vendin e tij për shkak se Çeku ishte emëruar në një pozitë më të lartë se ai. 

Ademi tha në një intervistë në RTK se nuk pranon që të komandohet nga dikush që ka qenë ushtar i tij, kur u pyet pse nuk luftoi në Kosovë por vetëm në Kroaci. Lladrovci ka thënë në statusin e tij se kushdo që mundohet të mohojë kontributin e Çekut në luftën clirimtare në Ksoovë vetëm “e korrit veten e tij”

“Bashkë me Fatmir Xhelilin patëm një takim të këndshëm  me gjeneral Agim Çekun mikun e Fehmiut, mikun tim dhe të familjes, njeriun me virtyte të larta dhe me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë  e Kosovës. Gjeneral Çeku është  hero i dy luftërave çlirimtare të Kosovës dhe Kroacisë  dhe kushdo qe mundohet të mohojë këtë kontribut e korit veq veten e tij”, shkruan Lladrovci. 

Tutje ai shton se Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që nga themelimi i saj, andaj edhe është emëruar komandant në periudhën më vendimtare të luftës.  Tutje ai shton se të tjerët që nuk i janë përgjigjur me kohë thirrjes së atdheut nuk mund të kthejnë historinë para. 

“Gjeneral Agim Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që në ditë e para dhe është bërë Komandant i saj në periudhën me vendimtare të luftës. Ai është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë se UÇK -se sepse i është përgjigjur kur e ka thirrë Atdheu. Ata qe nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të Atdheut nuk mund ta ndryshojnë këtë histori ! Historia nuk mund tē kthehet prapa për ata që janë vonuar”, ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img