2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci i reagon ashpër Zekës: Boll rrejte, je në linjë të UDB-ashëve!

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Milaim Zeka, pasi ky i fundit në një emision televiz tha se ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Lladrovcit ku i njëjti kishte akuzuar Thaçin për vrasje.

“Milaim Zeka, të kam thënë edhe më herët, ti je një rrenc, je një shpifës. Ti e ndot ambientin e demokracisë me përrallat tua të sëmura që vetëm udbasht dinë t’i përgatisin e promovojnë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Përgjigje Milaim Zekës: Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit

Nuk po i publikoni ato që pretendoni, sepse nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Boll Milaim Zeka. Boll. Boll shpife. Edhe sa rrena do të thuash para mediave gjoja se po i thua për herë të parë. Deri kur kështu o gazetaruc?!!

Dhjetëra lajme të rreme në tri fushatat e kaluara i keni promovuar si të vërteta, prej të cilave nuk doli asgjë. Asgjë nuk doli me gjithë paralajmërimet e juaja të subvencionuara. Sepse, ju vetëm shpifni.

Në tri fushata, janë paralajmëruar çanta të zeza me dokumente kompromituese, ishin paralajmëruar video incizime, ishin paralajmëruar letra sekrete e letra denoncimi, por kurrë asnjë herë, nuk i publikuat.

Pse nuk i publikuat deri tash për ato që pretendoni se ekzistojnë, dhe pretendoni të implikoni emrin tim, familjes time dhe udhëheqësit e shtetit.

Nuk mund të publikoni sepse ato që pretendoni, nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Milaim Zeka, të kam thënë edhe më herët, ti je një rrenc, je një shpifës. Ti e ndot ambientin e demokracisë me përrallat tua të sëmura që vetëm udbasht dinë t’i përgatisin e promovojnë.

Habitem nga mediat që të japin hapësirë për ta ndotë ambientin me shpifjet tua.

Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit. Unë po e them jo për herë të parë, me emër:

Milaim Zeka, ti je një rrenc dhe për shpifjet tua do të ushtroj padi!

Ndryshe, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka deklaruar mbrëmë se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi.

“Ekzistojnë tri letra më nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka.

Zeka thotë se ky reagim akuzues i Lladrovcit vjen pasi Hashim Thaçi nëpër tubime të ndryshme partiake dhe rreth të ndryshme shoqërore e kishte akuzuar Ramiz lladrovcin si keqpërdoruesin më të madh të fondeve Vendlindja Thërret.“Thaçi thotë se si është e mundur ky njeri të bëhet kaq I pasur, përpos me keqpërdorimin e fondeve Vendlindja Thërret.

Akuza e dytë e Thaçit për Lladrovcin është se ky njeri është duke punuar për shërbime ndërkombëtare, për shërbime të inteligjencës së KFOR-it e të tjera”, ka thënë Zeka, duke potencuar se Lladrovci kishte kërkuar disa herë takime me Thaçin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img