-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci i drejtohet Kurtit: Lufta ka përfunduar me fitoren tonë, kemi institucione të sigurisë dhe të drejtësisë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklaratat e tij lidhur me një luftë të mundshme me shtetin fqinj. 

Sipas Kurtit, Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina, dhe kjo përbën rrezik për Ballkanin Perëndimor.

Lladrovci ia rikujtoi Kurtit se lufta ka përfunduar me fitoren tonë, duke ia potencuar se kemi institucione shtetërore të sigurisë e të drejtësisë, shkruan Insajderi. 

Tutje, Lladrovci bëri thirrje që zgjidhja e grevës të jetë prioritet. 

“Gjetja e zgjidhjes për grevën e mësimdhënësve është prioritet. Nesër nxënësit duhet ta fillojnë mësimin, është java e tretë që presin këtë ditë. Ky prioritet nuk do mjegulluar me retorikë për luftën”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Retorika e luftës, Kryeministër, përcillet me rreziqet që bart fillimi i psikozës së luftës, por te një pjesë shfaqet edhe me panik. Kujt i duhet paniku?

Informacionet, nëse i disponon një kryeministër dhe shpalos nëpër media ndërkombëtare, janë të lidhura me detyrën, me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të kryeministrit. Por, publikimi i informacioneve të klasifikuara, përbëjnë vepër penale.

Energjia, greva e mësimdhënësve, çmimet dhe inflacioni, papunësia, ikja e të rinjve nga shteti, mungesa e investimeve dhe projekteve kapitale, mungesa e perspektivës, investitorëve dhe investimeve strategjike, janë prioritete.

Kryeministër, lufta ka përfunduar me fitoren tonë, jemi çliruar, kemi institucione shtetërore të sigurisë, të drejtësisë, këtë e kanë arritur gratë dhe burrat para jush. Të gjitha i kemi arritur në bashkëpunim me aleatët tanë. Këto i kemi arritur me përkushtim, me sakrificë dhe shumë mund.

Gjetja e zgjidhjes për grevën e mësimdhënësve është prioritet. Nesër nxënësit duhet ta fillojnë mësimin, është java e tretë që presin këtë ditë. Ky prioritet nuk do mjegulluar me retorikë për luftën!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img