Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas fjalimit të ish presidentit Thaçi në Gjyq, ka vlerësuar lartë deklaratën e tij.
“…në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës që u kurorëzua me çlirim nga Serbia”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi në instagram:
Heroi i luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës që u kurorëzua me çlirim nga Serbia.
Përgjithmonë krenar me UÇK-në, përgjithmonë krenar me bijat e bijtë më të mirë të kombit që u rreshtuan krah frymës çlirimtare, frymës së rilindur skenderbejane!