Kryetari i zgjedhur i Drenasit Ramiz Lladrovci ka rrëfyer në detaje ngjarjen e ndodhur gjatë luftës me të dhe Jakup Krasniqin në festen e vitit të ri, që kishte tubuar në kullën e Jakup Krasniqit edhe Adem e Hamëz Jasharin.
Lladrovci në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, ka thënë se familja e Jakup Krasniqit ishte frikësuar ta mbante në shtëpi Adem Jasharin dhe Hamzën, të cilët atë natë kishin vendosur të qëndronin në oden e Krasniqit.
“Mas dy ore ata ishin çmend prej frike, spo thom qe u frikësu Jakupi se ai nuk është frikacak, i ligë po ama frikacak jo, po megjithatë u detyrum me i largu prej shtëpisë së tyne” ka thënë Lladrovci.
Rrëfimin e kësaj ngjarje nga Lladrovci mund ta shikoni të plotë sonte me fillim nga ora 20:45 në Tribuna Channel.