-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci: Është ende herët të komentoj idenë e Jasharit për formimin e iniciativës

Megjithëse nuk është zyrtarizuar ende, flitet se kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari do të formojë një iniciativë të re politike dhe se në të do përfshihen shumë politikanë në zë që vijnë nga rajoni i Drenicës.

Këtë iniciativë deri më tash haptazi e ka përkrahur ish deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku, i cili në një prononcim për Indeksonline ka thënë se do t’i bashkohej iniciativës së Jasharit në momentin që ai do e zyrtarizojë një gjë të tillë.

Por këtë ide nuk ka dashur ta komentoj i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka shumë aktivitete të përbashkëta me Jasharin, si kryetar i Skenderajt.

Në një prononcim për Indeksonline, Lladrovci ka thënë se nuk dëshiron të komentojë çdo ide që publikohet nëpër media. Megjithatë, pavarësisht politikës, ai thotë se familja Jashari mbetet gjithmonë e nderuar.

“Nuk mund të komentoj çdo ide që mund të publikohet në media, por konsideroj se është herët të jap komente për këtë ide. Besoj fuqishëm që Drenica do të jetë unike si çdo herë, ashtu siç ishte në çastet kur krijohej historia e re e shtetit tonë, kontributit të madh të Drenicës për lirinë tonë edhe në aspektin e fuqizimit të demokracisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit. Me Familjen Jashari, për fatin që kam pasur ta njoh dhe kam raporte të mira, jam përjetësisht i nderuar dhe krenar.
Familja emblematike Jashari, është përgjithmonë e nderuar, pavarësisht politikës apo ideve me ndikim lokal apo ndikimit nacional”, ka deklaruar Lladrovci.

I pyetur nëse do mbështeste Jasharin nëse iu ofrohet bashkëpunim që një iniciative e tillë të shtrihet edhe në Drenas, Lladrovci ka thënë se nuk dëshiron të jap vlerësime për raportet e tija me subjektet e tjera politike.

“Ju jeni në dijeni, edhe mund ta gjeni fjalën time dje, në Konventën hapëse të zgjedhjeve të brendshme në Degën e PDK-së në Drenas, se çka mendoj lidhur me punën që po bëjmë dhe çka duam të bëjmë në Dekadën e Re. Nuk do të jap vlerësime për raportet e mia me subjektet tjera politike, puna flet vet. Unë i çmoj të gjitha partitë opozitare në Drenas, kam respekt për to dhe i vlerësoj si raporte të mira. Nuk duhet anashkaluar edhe raportet e mira që i kam me kryetarët e komunave, homologët e mi, pa dallim partie. Pra, nuk dua të veçoj preferenca të raporteve të mia jashtë PDK-së nga ato që i bëj publikisht në dobi të qytetarëve të Drenasit”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img