0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci dhe Nura bëjnë homazhe në kompleksin e Jasharajve, ‘E kemi obligim institucional’

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Homazhe këto që u bënë në 24-vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura para medieve tha se është obligim institucional para qytetarëve dhe para historisë që të nderojnë familjen Jashari dhe rezistencën e kësaj familje.

“Bashkë me kryetarin e Drenasit në mënyrë institucionale nderuam rezistencën e familje Jashari, e kemi obligim institucional para qytetarëve dhe para historisë”, tha Nura.

Ndërsa, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se edhe sot kanë vazhduar traditën për t’i nderuar të rënët e kësaj familje.

“Ne e kemi vazhduar traditën si dy komuna që të bëjmë nderime në kompleksin e Jasharajve sot kemi ardhur të nderojmë sulmin e dytë apo rezistencën e dytë të familjes Jashari”, u shpreh Lladrovci.

Në mëngjesin e kësaj të shtune tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” kanë bërë homazhe edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i shoqëruar nga kabineti qeveritar e që më pas të gjitha bashkë vizituan edhe familjen Jashari. Ata po ashtu vizituan edhe Kullat e Jasharajve, dhe shtëpinë e Salë e Hamit Jasharit.

Kurti nga aty tha se është obligim institucional, shoqëror e kombëtar që të ruhen këto objekte të cilat janë margaritar i luftës së lavdishme.

Homazhe bëri edhe Bekim Jashari bashkë me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img