Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ishte në tribunat e stadiumit në Podujevë ku po zhvillohej ndeshja në mes Llapit dhe Feronikelit, ka marrë një iniciativë që dy kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, t’ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit.
Ai ka ftuar kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudarin dhe atë të VV-së, Shpejtim Bulliqi që ta përshëndetin njëri-tjetrit.
Lladrovci në fund thotë se e para në zgjedhje do të dal LDK-ja, pas PDK-së, e cila për zgjedhjet në këtë komunë, ka dalë me kandidatin Naim Fetahu.
Kjo komunë shkon në zgjedhje pasi që Agim Veliu u bë ministër i Punëve të Brendshme. Zgjedhjet do të mbahen me 15 mars./KP/