6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci: Amerika dje, sot e nesër, është libri i çlirimit tonë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në rrjetin social, ka cituar mikun e tij të idealeve, Ali Ahmetin, duke theksuar se “Liria u fitua me gjak e çlirimi u bë me aleat”, si koment i tij për situatën aktuale dhe afrimin e afatit për ndalimin e targave ilegale në Kosovë.

Lladrovci ka rekomanduar se “Amerika dje, sot e nesër, është libri i çlirimit tonë që duhet lexuar më me kujdes. Nuk rekomandoj se është koha të korrigjohet apo t’i hiqet ndonjë fletë këtij libri”.

Postimi i plotë në rrjetin social Instagram:

Ashtu siç e thotë vëllai im, Ali Ahmeti me fjalën që duhet mbajtur mend se “Liria u fitua me gjak e çlirimi u bë me aleat”, është komenti im për situatën aktuale dhe afrimin e afatit për ndalimin e targave ilegale në Kosovë.

Për ata që nuk e dinë, apo që duan ta harrojnë, aleati ynë i parë dhe më i vendosuri për të qenë Kosova storje suksesi është Amerika. Amerika dje, sot e nesër, është libri i çlirimit tonë që duhet lexuar më me kujdes. Nuk rekomandoj se është koha të korrigjohet apo t’i hiqet ndonjë fletë këtij libri.

Trimëria, dija e kreativiteti ynë për të arritur deri këtu, është testuar mjaft. E falënderoj dhe respektoj pa masë kombin amerikan që qëndron me kontribut më lartë se çdo individ dhe shtet për storjen tonë të suksesit. Prandaj na duhet t’i lexojmë drejt këshillat e mikut!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img