Site icon PrishtinaPress

”Liza” i përfshirë në vrasjen e Triumf Rizës kthehet paraburgim

Gjykata e Apelit e ka kthyer në paraburgim Ilir Abdullahun, i dyshuar për vrasjen e policit Triumf Riza.

Mbrojtësi i Avdullahut, Ram Dreshaj, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se “Liza” u rikthye në paraburgim.

Ndërsa tha se do shtrojnë ankesë kundër këtij vendimi.

“Gjykata e Apelit është ba fontan dëshirash, klienti ka pagu paratë ka dorzu pasaportën . Do bëj ankesë në Gjykatën Supreme kundër këtij vendimi”, tha ai për Insajderin.

Abdullahu ishte liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Prishtinës pasi kishte kishte dhënë 100 mijë euro dorëzani. Por, Apeli e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë, e cila ishte ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore.

Arrestimi i tij bëri shumë bujë, pasi ai ishte i kërkuar nga policia për 16 vite si i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007 edhe si bashkëpunëtor i Enver Sekiraqës në kohën kur ndodhi tragjedia.

Për vrasjen e Triumf Riza, që kishte ndodhur më 30 gusht të vitit 2007 në parkingun e lagjes Santea të kryeqytetit, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.

Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Përveç Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzoheshin se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organizuar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulta.

Kjo sipas Speciales, kishte ndodhur për shkak se Riza, e kishte rrahur Sekiraqën në lokalin “Swiss Casino”.

Exit mobile version