Site icon PrishtinaPress

Liverpoolin po e pret një ofertë e majme për Mohamed Salahun

Liverpoolin po e pret një ofertë e re dhe e majme për Mohamed Salahun.

Gjiganti i Saudi Pro League, Al-Ittihad e ka bërë gati një ofertë prej afro 80 milionë eurosh për yllin egjiptian, të cilin synon ta transferojë gjatë verës që po vjen, njofton “talkSPORT”.

Përfaqësuesi egjiptian ishte subjekt i tentimeve të vazhdueshme të klubeve nga Arabia Saudite në vitin e kaluar.

E tash, ato do të rikthehen furishëm me oferta për ish-futbollistin e Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës.

Mbetet të shihet nëse përfaqësuesi egjiptian dëshiron të qëndrojë ende në Liverpool apo të lëviz nga “Anfield Road” në afatin kalimtar të janarit.

Salah e ka rikthyer formën solide dhe në këtë sezon po i udhëheq “Reds” drejt titullit të kampionit, në një garë të ashpër me Arsenalin dhe me Manchester Cityn.

Salah ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë në pesë vjetët e fundit

Exit mobile version