Site icon PrishtinaPress

Liverpooli njofton Al-Ettifaq me çmimin e Hendersonit

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se ka vendosur çmimin e kërkuar për kapitenin Jordan Henderson.

Mesfushori është një objektiv kryesor për trajnerin e ri të Al-Ettifaq, Steven Gerrard dhe thuhet se tashmë ka pranuar ofertën e tyre.

Ndërsa nuk inkurajon interesimin, sipas The Telegraph, Liverpooli do të insistojë në një tarifë të madhe për Henderson.

Reds do të kërkojnë 20 milionë funte apo rreth 23 milionë euro nga Al-Ettifaq për të shitur veteranin anglez.

Nga ana e tij, Henderson tani po mendon nëse do ta detyrojë këtë lëvizje në fund të tij apo do të pres klubet të arrijnë marrëveshje.

Përveç Henderson, klubi nga Superliga e Arabisë Saudite pëlqen edhe brazilianin Fabinho, i cili është shumë më i kushtueshëm sesa anglezi.

Exit mobile version