-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Liverpooli mund të mos e ftojë Shaqiri për ndeshjen në Beograd për shkaqe politike

Shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri, shkaktoi polemika në Kampionatin Botëror në Rusi gjatë verës pasi festoi me “shqiponjë” pas golit të fitores në ndeshjen kundër Serbisë, shkruan një artikull i gazetës britanike, Indepedent.

Xherdan Shaqiri mund të mos ftohet fare në udhëtimin e Liverpoolit kundër Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi prezenca e tij në Beograd mund të shkaktojë tensione politike, përcjellë Gazeta Express.

Festimi i Shaqirit dhe Granit Xhakës me simbolin e “shqiponjës” i ka provokuar serbët, me të cilët populli shqiptar ka pasur tensione dhe vazhdon të ketë, duke kujtuar luftën që ndodhi në vitet e 90-ta në Kosovë.

Kosova u shpallë e pavarur në vitin 2008, mirëpo ende nuk e njeh si shtet Serbia, pasi e konsideron si provincë të vetën.

Shaqiri kishte thënë se nuk e ka problem edhe nëse luan në Serbi.

“Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Unë thjesht shkoj për të luajtur futboll. Nuk merakosem për asgjë, dhe shkoj të luaj”.

Ndërsa drejtori sportiv i klubit serb kishte thënë se klubi i tij do të bënte gjithçka për ta mbrojtur Shaqirin, por sipas tij më mirë do të ishte që ai të mos udhëtonte për Beograd.

“Mendoj se Shaqiri do të jetë në një presion të madh psikologjik sepse ai e di ku do të vijë”, ka thënë Zvezdan Terzic.

Ndeshja mes Crvena Zvezdës dhe Liverpoolit zhvillohet nesër prej orës 18:55, dhe sot pritet të konfirmohet lista e lojtarëve që do të marrin pjesë, mbetet të shihet se a do të jetë Xherdan Shaqiri

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img