-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Liverpooli merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Keitas dhe Chamberlain

Liverpooli raportohet se ka vendosur për të mos rinovuar kontratat me Naby Keitan dhe Alex Oxlade-Chamberlainin.

Të dy futbollistët do të jenë të lirë pas përfundimit të sezonit, pasi skadojnë kontratat e tyre.

Keita dhe Chamberlain nuk bëjnë pjesë në planet e klubit, teksa Jurgen Klopp preferon të luajë me të gjithë mesfushorët tjerë para dyshes në fjalë.

Sipas “The Athletic”, Liverpooli do t’i lejojë të dy mesfushorët të largohen në verë si futbollistë të lirë, pasi që nuk do t’i ofrojë mundësi rinovimi.

Chamberlain është pjesë e “Të Kuqve” që nga viti 2017. Anglezi ka regjistruar në total 145 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola dhe shtuar 15 asistime.

Për 29-vjeçarin nuk është raportuar ende për interesimin e ndonjë klubi.

Në anën tjetër, Keita është i lidhur me një transferim te Barcelona, si dhe një rikthim te Leipzigu.

Mesfushori nga Guinea është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018.

28-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe shtatë asistime në 129 paraqitjet e tij me klubin nga “Anfield”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img